Twitteri thotë se Musku po justifikohet për t’i ikur marrëveshjes

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 20:24

Twitteri thotë se Musku po justifikohet për t’i ikur marrëveshjes

Twitteri ka hedhur poshtë pretendimet e Elon Muskut në gjykatë se ai kishte arsye legjitime për t’u tërhequr nga një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për blerjen e platformës së rrjetit social, duke shënuar zhvillimin e fundit në një përballje dramatike ligjore.

Twitter i quajti argumentet e Muskut për braktisjen e marrëveshjes “një histori, e imagjinuar në një përpjekje për t’i shpëtuar një marrëveshjeje bashkimi që Musk nuk e konsideronte më tërheqëse pasi tregu i aksioneve dhe së bashku me të, pasuria e tij masive personale ra në vlerë”.

Twitter e paditi Muskun muajin e kaluar për ta detyruar atë të përfundojë marrëveshjen, raportoi The Guardian. 

Përplasja aktuale filloi pasi Musk pretendoi se Twitteri nuk ishte i afërt për problemin me llogaritë e rreme në platformë, duke e përmendur atë si arsye për braktisjen e marrëveshjes. Twitteri kishte pretenduar se llogaritë e padëshiruara përbënin më pak se 5% të më shumë se 200 milionë përdoruesve, por Musk këmbënguli se numri ishte më i lartë dhe akuzoi Twitterin për fshehje të informacionit mbi problemin.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 20:24