Tyga i maskuar, iu bashkohet protestës për George Floyd

Tyga i maskuar, iu bashkohet protestës për George Floyd

Tyga ka mbështetur protestat që po mbahen për vdekjen tragjike të George Floyd

Tyga ka mbështetur protestat që po mbahen për vdekjen tragjike të George Floyd. 

Reperi 30-vjeçar (emri i vërtetë Micheal Ray Stevenson) u pa në një protestë masive në Hollywood të martën pasdite.

Tyga ishte e veshur me një kapuç dhe me një maskë të zezë që mbulonte fytyrën, reperi përfundoi pamjen e tij me pantallona dhe atlete poashtu të zeza.

Tyga gjithashtu postoj në Instagram disa video nga protesta, e cila u zhvillua në mes të rrugës në Sunset dhe Vine në Hollywood.

Ai gjithashtu tregoi se ai dhuroi 25,000 dollarë për National Bail Out dhe Aware LA të martën.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 3 Qershor, 2020 22:52

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.