Dje rreth orës 16:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar, kanë privuar nga liria 19-vjeçarin A.S. nga Banjica e poshtme e Gostivarit.
Ai është raportuar nga 18-vjeçari S.B. se rreth orës 16:00 në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, së bashku me një person tjetër, kanë sulmuar fizikisht personin S.B. dhe dy nga shokët të tij.
Sipas raportit, dy sulmuesit kanë përdorur edhe një objekt të mprehtë, por nuk i kanë lënduar të sulmuarit.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të vijojnë denoncimet ndaj
personave të përfshirë. Flaka