U arrestua i arratisuri nga burgu i Kumanovës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Qershor, 2022 11:26

U arrestua i arratisuri nga burgu i Kumanovës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme është arrestuar një i arratisur nga burgu i Kumanovës, përcjell TV21. Shkupjani 31-vjeçar me iniciale B.D. është arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:20 në rrugën”Gernika” në Shkup.

“Ai ishte në kërkim me urdhër-arrest qendror nga burgu Kshanje-Kumanovë për vuajtje të dënimit me burgim prej një viti e tetë muaj, ndërsa ishte dënuar me katër vjet burgim. Personi është dorëzuar në burgun e Kshanjes për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Qershor, 2022 11:26