U arrestuan katër persona nga Gostivari, Policia u gjeti drogë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 11:39

U arrestuan katër persona nga Gostivari, Policia u gjeti drogë

Dje (9 shtator) rreth orës 20.00, në fshatin Zdunjë të Gostivarit, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme  Gostivar, kanë privuar nga liria personat: J.R. (24) dhe E.B. (32) nga Zdunja, F.A. (19) nga Vrapçishti i Gostivarit dhe J.Z. (20) nga Banjica e Epërme e Gostivarit, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe automjetit me të cilin kanë qenë duke udhëtuar janë gjetur: marijuanë, një peshore digjitale dhe dy thërrmues metalike, njoftuan nga Policia e Gostivarit, transmeton Gostivari Sot 

Katër personat janë mbajtë në Stacionin Policor Gostivar, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të
rastit. Gostivari Sot

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 11:39