U dogj një shtëpi në Shuto Orizare, humbën jetën dy fëmijë

Desk
By Desk January 10, 2020 19:02

U dogj një shtëpi në Shuto Orizare, humbën jetën dy fëmijë

Dy fëmijë të moshës tre dhe njëvjeçare kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që në mesditë ka përfshirë shtëpinë e tyre në Shuto Orizare të Shkupit.

Informacionet e para flasin se zjarri është shkaktuar nga instalimi i rrymës elektrike. Shtëpia është djegur e tëra, ndërsa dy fëmijët kanë qenë brenda shtëpisë derisa është shembur çatia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit, ndërsa ka arritur edhe kryeministri teknik, Oliver Spasovski.

Në momentin e shpërthimit të zjarrit jozyrtarisht thuhet se ka pasur edhe dy fëmijë të tjerë të cilët janë shpëtuar nga fqinjët.

Desk
By Desk January 10, 2020 19:02