U ekzekutua brenda në makinë, biznesmeni grek ishte i martuar me një shqiptare, ortaku iu vra pak muaj më parë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 20:59

U ekzekutua brenda në makinë, biznesmeni grek ishte i martuar me një shqiptare, ortaku iu vra pak muaj më parë

Kristos Jalias është biznesmeni i njohur në tregtinë e mishit dhe bojrave që u ekzekutua me kallashnikov në Greqi, brenda në makinë, të cilës më pas iu vu zjarri nga autorët për të humbur çdo gjurmë.

Viktima, sipas mediave, ishte një biznesmen tepër i njohur në Greqi. Ai ishte një ndër tregtarët më të mëdhenj të mishit në Greqi si dhe kishte edhe një fabrike boje dhe ka qenë president i ekipit të futbollit të Trikallas.

Ai ishte martuar me një grua shqiptare nga Elbasani dhe kishte me të një fëmijë. Bashkëshortja e parë e tij ishte ekzekutuar në mënyrë misterioze në vitin 2018 dhe autorët nuk janë gjendur kurrë.

Emri i Jalas është përfshirë edhe në Shqipëri në disa aktivitete tregtare, import-eksport mallrash tregtie nga vendet e Amerikës latine drejtë Shqipërisë me stacion ndërmjetës Athinën, tregti mishi, boje dhe blerje pronash.

Ai kishte të punësuar më shumë se 4000 punonjës në dhjetëra kompanitë dhe bizneset e tij.

Policia thotë se dy janë pistat e hetimit. Ajo e larjes së hesapeve mes bandave të kontrabandës së cigareve që operojnë në zonën e Elefsine ose pista e prishjes së bizneseve me partnerët e tij shqiptare në bizneset që ai kryente me vendin tonë. Viktima ka qenë ortak jo zyrtar me Thimio Dobroniku, një shtetas shqiptar i ekzekutuar pak muaj më parë në Faliro të Athinës./vizionplus.tv

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 20:59

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare