U godit në tru, e ëma e Ronaldos jep lajmin emocionues

Desk
By Desk March 5, 2020 20:18

U godit në tru, e ëma e Ronaldos jep lajmin emocionues

Dolores Aveiro, e ëma e Cristiano Ronaldo 4 ditë më parë u shtrua në një spital në Medeira të Portugalisë pasi pati probleme të theksuara shëndetësore.

Mpiksja e gjakut bëri që të pësonte një goditje në tru duke alarmuar djalin e saj Cristianon i cili menjëherë e vizitoi në spital.

Sot Aveiro në një postim në rrjetin social “instagram’ ka theksuar se ishte me fat që mbijetoi duke i falënderuat të gjithë për mbështetjen.

“Jam shumë mirë tani dhe po e kaloj! Shumë shpejt do t’i kthehem rutinës ditore, dashtë Zoti! Kalova një moment jo të lehtë, por isha me fat. Ndjej të falënderoj të gjithë për mesazhet që më kanë dërguar dhe mbështetjen që kanë shfaqur”, ishte thelbi i mesazhit të gjatë që Dolores kishte publikuar në rrjetet sociale.

Desk
By Desk March 5, 2020 20:18