U institucionalizua Teatri i Fëmijëve në Shkup

U institucionalizua Teatri i Fëmijëve në Shkup

Institucionalizimi i Teatrit të Fëmijëve vjen pas dy dekadash funksionim të Qendrës Teatrore të Fëmijëve dhe dy vjetësh funksionim të Institucionit Publik “Teatri i fëmijëve  – Shkup”, udhëheqësi i të cilëve është Bajrush Mjaku.

“Kemi pasur qendër teatrore për fëmijë prej vitit 2000 apo në funksion të shfaqjeve të fëmijëve prej vitit 2002, pastaj u ndi nevoja, meqë nuk kishim përkrahje financiare nga askush për të mirëmbajtur objektin, të sillet një vendim në nivel të Këshillit të Komunës së Çairit e cila para dy vjetësh themeloi Teatrin për Fëmijë – Çair me të vetmin qëllim që të mund të barten mjete, ta përkrahin këtë ide që të mund të funksionojë teatri apo ky objekt. Sepse, për mirëmbajtje sado kudo do të duhej 20 – 25 mijë euro para të cilat unë nuk i kisha. Deri më tani kanë ekzistuar dy qendra kulturore, ndërsa tani me institucionalizimin që u jam mirënjohës qeveritarëve dhe me atë do të kemi një teatër me kompetenca nacionale, Teatër për fëmijë dhe të rinj në shqip”, u shpreh Bajrush Mjaku, udhëheqës i Teatrit të fëmijëve, transmeton TV21.

Institucioni tashmë nuk do të jetë në kuadër të Komunës, por do të menaxhohet nga Ministria e kulturës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Dhjetor, 2019 22:14

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA