U kapën në çajtore, dënim për katër qytetarët e Maqedonisë së Veriut, propozoi Prokuroria

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 6, 2020 19:46

U kapën në çajtore, dënim për katër qytetarët e Maqedonisë së Veriut, propozoi Prokuroria

Prokuroria themelore publike – Gostivar ka propozuar dënim për katër qytetarë për shkak mosrespektimit të masave shëndetësore kundër përhapjes së virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Ata akuzohen në bazë të nenit 206, paragrafi 1 në Kodin Penal, pasi nuk kanë respektuar masat shëndetësore të përcaktuara nga Qeveria e RMV-së. Njëri akuzohet se është kapur duket kryer shërbime në çajtoren e tij derisa I shërben klientëve.

Tre qytetarët tjerë akuzohen se nuk kanë respektuar orën policore.

“Për gjithë të akuzuarit, Prokuroria e Gostivarit kërkon nga gjyqi t’I shënohet dënim në të hollla prej 100 ditë pune”, deklarojnë nga Prokuroria.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të kaluara në shtet 72 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar 59 persona, ndërsa për të tjerët vijojnë masa adekuate.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencë për shtyp njoftoi se në Maqedoninë e Veriut gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 3 vdekje të reja nga virusi korona, dhe 15 raste të reja pozitiv ndaj COVID-19. Me këtë, numri i të vdekurve nga virusi korona ka arritur në 21, ndërkaq i të infektuarve në 570.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 6, 2020 19:46