U mbajt seanca e parë onlajn e Këshillit të Komunës së Tetovës

Desk
By Desk April 29, 2020 16:52

U mbajt seanca e parë onlajn e Këshillit të Komunës së Tetovës

Për herë të parë, këshilltarët e Komunës së Tetovës mbajtën seancë të Këshillit përmes internetit me lidhje video. Në seancën e sotme të 30-të, kishte e dy pika në rendin e ditës dhe një tjetër shtesë me kërkesë të këshilltarëve.

“U miratua procesverbali nga seanca e 28-të e Këshillit. U miratua projekt-vendimi për revizion urbanistik të Komunës së Tetovës. Ky është dokument i rishikuar që do t’ia bëjë më të lehtë qytetit dhe komunës aplikimin në projekte të caktuara ndërkombëtare. Me kërkesë, kishte edhe një pikë e tretë, në të cilën kryetarja Teuta Arifi u përfshi me informacione rreth situatës aktuale me përballjen me Kovid-19”, tha Bekim Memeti, kryetar i Këshillit.

Në onlajn seancën ishin të pranishëm 28 nga 31 këshilltarët. Seanca zgjati 45 minuta. Këshilltarët nga tetori i vitit 2019 kanë lap-topë, që i përdorin për punën e Këshillit.

Desk
By Desk April 29, 2020 16:52