U promovua libri me titull “E Drejta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut” me autor Prof Dr. Abdulmejid Nuredin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Dhjetor, 2021 16:43

U promovua libri me titull “E Drejta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut” me autor Prof Dr. Abdulmejid Nuredin

Me rastin e festimit të 21 dhjetorit si festë e vetme e komunitetit turk dhe festë e patronit të Universitetit Ndërkombëtar Vision në Gostivar, u publikua libri me titull “E Drejta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut” me autor Prof. Abdulmejid Nuredin, njofton Gostivari Sot

Përmbajtja e librit “E Drejta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut” përbëhet nga 76 njësi tematike, të grupuara në katër kapituj të veçanta. Pjesa e parë e këtij libri i dedikohet “kornizës konceptuale e të drejtave të njeriut”, pjesa e dytë “Mbrojtjes së të drejtave të njeriut në dimension universal”, pjesa e tretë “Mbrojtjes së drejtave të njeriut në nivel rajonal” dhe pjesa e fundit është “Mbrojtja e të drejtave të njeriut” në të drejtën europiane”, kapituj kèto të pubikuara në gjithsej 708 faqe.

Studimi analizua në formën e 1453 fusnotave, duke përdorur 608 burime nga 19 gjuhë të ndryshme. E Drejta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut është një libër jashtëzakonisht i rëndësishëm që shkon përtej tekstit shkollor të studentëve dhe ekspertëve të fushës. Libri paraqitet origjinale dhe e argumentuar mirë. Ky libër është libri i parë i botuar në gjuhën turke në fushën e “E Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut” në vendin tonë dhe paraqet librin e katërt të botuar nga Prof. Abdulmejid Nuredin.

Libri është botuar nga Universiteti Ndërkombëtar Vizion në Gostivar. Gostivari Sot

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Dhjetor, 2021 16:43