U vandalizuan tabelat institucionale në Agjencinë për Rini dhe Sport, u fshinë emrat në shqip dhe emri i ri i RMV-së

U vandalizuan tabelat institucionale në Agjencinë për Rini dhe Sport, u fshinë emrat në shqip dhe emri i ri i RMV-së

Vandalizmi ndaj gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk ka të ndalur. Këtë radhë viktimë të keqtrajtimit ishin tabelat e vendosura në shqip të Agjencisë për Rini dhe Sport. Autorët kësaj radhe ishin kujdesur për të fshirë edhe emrin kushtetues në tabelën e Agjencisë për shërbime audio dhe audio-vizuele. 
 
Persona deri tani të panjohur kanë fshirë mbishkrimin në gjuhën shqipe në Agjencinë për Rini dhe Sport. Gjithashtu ata kanë fshirë ermin e Maqedonisë së Veriut, pra mbishkrimin “Severna” në tabelën e Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale.  
 
TVM2 tentoi të marrë prononcim nga autoritetet e Agjencisë për Rini dhe Sport, por ishin të pakapshëm. Punonjësit në këtë objekt në bisedë jashtë kamerave na thanë që ngjarja sipas të gjitha gjasave ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.
 
Derisa kanë qenë të punësuarit deri në orën 17:00, tabela nuk ka qenë e shkatërruar. Me ardhjen e ndërrimit të parë në punë, mëngjesin e sotëm, ata kanë vërejtur se tabela ka qenë e shkatërruar në këtë mënyrë.
 
Ndërkohë që mbrëmjen e së hënës, edhe  në Strumicë është thyer tabela e Arkivit Rajonal, e cila ishte e vendosur dhe shkruar në tri gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia. (Tvm2)
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Shkurt, 2020 19:40

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.