Udhëtimi në Haxh nga Shqipëri kushton 5800, nga Kosova 6.350, nga Maqedoni 6.550 euro!
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se kryerja e Haxhit për vitin 2023 do të kushtojë 6 mijë e 350 euro. Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut (BFI), ka bërë të ditur se shkuarja në Haxh për vitin 2023 do të kushtojë 6.550 euro. Çmime më të lira sivjet i ka Shqipëria. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë të interesuarit se tarifa e haxhit për këtë vit është 5800 Euro, njofton Gostivari Sot
Sipas të dhënave, kostoja më e lartë për udhëtim në vendet e shenjta islame vjen nga Maqedonia e Veriut, respektivisht Bashkësia Fetare Islame. Një vit më herët çmimi për haxh ishte 5.700 euro. Brenda një viti, në Maqedoninë e Veriut çmimi varioi për 850 euro më tepër, njofton Gostivari Sot
“Numri është plotësuar konform kuotës së caktuar nga Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite dhe sivjet udhëtarë për në vendet e shenjta do të jenë 2.030 haxhinj. Fatkeqësisht, për shkak të paraqitjes së numrit të madh të kandidatëve, mbi tre mijëve (3.000) nuk është e mundur t’u realizohet dëshira për shkuarje në Haxh, kështu që kandidatët që kanë qenë në pritje, do të jenë në listën e Haxhit 2024”,. thuhet në njoftimin e BFI-së.
Nga numri i lejuar, rezulton që BFI në emër të Haxhit do të inkason 13.296.500 euro nga ana e besimtarëve nijetlinjë.
Ministri i Haxhit dhe i Umres, dr. Tawfiq Rabiah, gjatë hapjes së ekspozitës së Haxhit 2023, njoftoi se nga ky vit, organizimi i Haxhit do të bëhet sikurse para pandemisë.
Në tri vitet e fundit, Haxhi u mbajt me numra të kufizuar. Për shkak të pandemisë së Covid-19, besimtarët më të vjetër se 65 vjeç nuk mund të udhëtonin, ndërsa të tjerët duhej të posedonin PCR test negativ. Derisa më herët shkak u bë pandemia, tani pamundësia për të udhëtuar drejt vendeve të shenjta duket që po bëhet kostoja e krypur e udhëtimit. Gostivari Sot
Lexo edhe:
Vjet 5700, sivjet 6.550 euro shkuarja në Haxh. BFI do të arkëton mbi 13 milion euro!