UEFA-FFM, Konferencë e parë Rajonale për piroteknikë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 30, 2019 20:11

UEFA-FFM, Konferencë e parë Rajonale për piroteknikë

Në organizim të UEFA-së dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në Shkup po zhvillohet Konferenca e parë rajonale për piroteknikë. Në seminarin dy ditore marrin pjesë 120 pjësëmarës, në mesin e të cilëve janë edhe ekspert ndërkombëtar, të cilët përcjellin eksperiencën e tyre për mysafirët vendas dhe atyre nga Serbia, Kosova, Mali I Zi dhe BeH. Në emër të presidentit të UEFA-s, Aleksandar Çeferin në Konferencën Rajonale ishte Mihael van Prag, i cili potencoi se sigurimi I adhuruesve të futbollit çdoherë është në rend të parë. Sipas tij në këtë seminar do të mësohen metoda të ndryshme që do të jenë në dobi të të gjithëve.

Sejdini: Të zgjërohet bashkëpunimi me UEFA-n

Ndërkohë pas seminarit, njeriu numër një i futbollit vendor, Muamed Sejdini kishte takim me Mihael Van Prag, në të cilin është biseduar rreth Konferencës Rajonale, ndërsa janë ndarë eksperiencat për përfaqësueset e moshave të reja, akademitë futbollistike, për të cilat është kërkuar bashkëpunim më i miadh në të ardhmen. Konferenca Rajonale për Piroteknikë, do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, me temat e reja.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 30, 2019 20:11