UEFA nis revolucionin, ja kur zbatohen rregullat e reja

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 30, 2019 21:11

UEFA nis revolucionin, ja kur zbatohen rregullat e reja

UEFA ka vendosur të pezullojë ndryshimet e parashikuara në rregullat e tanishme të miratuara nga Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB) gjatë sezonit, deri më 25 qershor.

Rregullat e reja priteshin të hynin në fuqi më 1 qershor, e cila është dita e finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur në “Estadio Wanda Metropolitano”.

Por duke marrë shkas nga kjo ngjarje madhore e botës së futbollit, IFAB ka vendosur ta shtyjë për një datë tjetër.

Udhëzimet e reja të IFAB ndalojnë futbollistët kundërshtarë që të vendosen në mur gjatë një goditjeje dënimi. Gjithashtu, edhe vlera e golit në fushë kundërshtare do të ndryshojë, duke u zhvlerësuar në 1, transmeton oranews.

Prandaj, asnjë ndeshje deri më 25 qershor nuk do të luhet sipas rregullave të reja, të cilat pritet të hyjnë në fuqi përpara raundeve kualifikuese të Ligës së Kampioneve 2019/20.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 30, 2019 21:11