Uillian, largohet nga Çellsi drejt “Anfilld Roud”

Desk
By Desk April 24, 2020 20:43

Uillian, largohet nga Çellsi drejt “Anfilld Roud”

Mesfushori ofensiv i Çellsit, Uillian është në bisedime me Liverpulin.  Ai ka kontratë valide me Çellsi deri në fund të këtij sezoni, dhe ka hedhur poshtë kontratën e re, gjë që do të thotë se ai do të ndryshojë skuadër këtë verë.

E përditshmja spanjolle “Sport” raporton se ylli brazilian mund të transferohet falas te Liverpuli, me Jurgen Klopp që po vlerëson lojtarin, i cili do të rriste konkurrencën në skuadër.

Duket se Uillian do të zëvendësonte Xherdan Shaqirin, e ardhmja e të cilit në ‘Anfield Road’ është në vënë në dyshim. Në kohë të njëjtë, 31 vjeçari, Uillian, gjithashtu po kërkohet edhe nga Barcelona.

Desk
By Desk April 24, 2020 20:43