Uiversiteti i Tetovës shënon 7 dhe 8 marsi

Linda Limani
By Linda Limani March 6, 2020 14:38

Uiversiteti i Tetovës shënon 7 dhe 8 marsi

Arsimi në vendin tonë ndodhet para shumë sfidave dhe në nivel jo të duhur, gjë kjo që kërkon në të ardhmen një përkushtim më të madh ndaj tij, me qëllim të ngritjes së nivelit të tij në stadin e duhur. Këto konstatime u bënë sot në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin Pedagogjik, në manifestimin e organizuar me rastin e 7 Marsit ditës së mësuesit, por edhe ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsit.

Sipas dekanit të fakultetit pedagogjik Fatbi Osmani, arsimi në vendin tonë ka nevojë për reforma të mirëfillta por edhe për teknologji të re, me qëllim që i njëjti të rezultojë gjithnjë në hap me kohërat moderne.

Edhe pozita e gruas në vendin tonë len shumë për të dëshiruar, u shpreh në fjalimin e saj, Rabije Murati, pro-dekanë, sipas së cilës femra shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ende nuk e ka pozitën dhe vendin e duhur në shoqëri edhe përkundër faktit se arsimimi i femrës në vendin tonë nuk mungon, por mungon përfaqësimi i saj në pozitat e duhura vendimmarrëse.

Linda Limani
By Linda Limani March 6, 2020 14:38