Ujërat fekale, ndalohet noti në Liqenin e Ohrit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 13, 2019 20:15

Ujërat fekale, ndalohet noti në Liqenin e Ohrit

Në një nga plazhet e liqenit të Ohrit është vendosur tabela e ndalimit të larjes në liqen. Tabelat janë vendosur në lagjen Grashnicë në drejtim të pushimores Mlladost dhe Partizan.

Tabelat janë vendosur nga Inspektorati Shtetëror Sanitar. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër për Alsat deklaruan se sipas analizave të fundit të ujit të liqenit  është konstatuar ndotje mikrobiologjike dhe baktere patogjene, megjithatë zyrtarisht nuk bëhen të ditur shkaktarët e kësaj ndotjeje. Në një pjesë të bregut të liqenit në afërsi të stadiumit të futbollit më shumë se dy muaj në liqe derdhen ujërat fekale.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 13, 2019 20:15