Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uji keqpërdoret, revoltohen banorët në Drenovec

Uji keqpërdoret, revoltohen banorët në Drenovec

Redaksia 2 vjet ago

Në ndërkohë nga Ndërmarrja Publike Komunale Tetova – Tetovë, janë shprehur se tashmë kanë filluar me kontrollet nëpër auto larje me qëllim që uji të mos keqpërdoret. Sipas kreut të kësaj ndërmarrje, qytetarët kanë opsione tjera që të furnizohen me ujë teknik për larje të automjeteve dhe ujitje. Banorët janë shprehur se nëse nuk merren masa konkrete atëherë do të bllokojnë rrugën Tetovë – Jazhincë.

Mbi 50 banorë të lagjes Drenovec 2 në Tetovë ankohen se gati 20 vite kanë probleme me ujin e pijshëm. Kjo situatë paraqitet gjatë ditëve të verës, kur temperaturat janë të larta. Ata thonë se uji keqpërdoret nga banorët e një lagje më poshtë, që ndodhet përgjatë rrugës rajonale Tetovë – Jazhincë. Sot këta banorë të revoltuar kanë strehuar revoltën e tyre për shkak të mungesës së ujit, si nevojë elementare. Sipas tyre, banorët ujisin parqet, dhe kjo shkakton mungesë të ujit.

“Mendoj që sipas ligjit, të gjithë duhet të jemi të barabartë. Të gjithë paguajmë taksa njësoj, kurse ne jemi pa ujë, ata kanë. Të gjitha këto pjesë lartë janë me hidroforë. Tash në verë këto dy muaj apo tre, nuk vjen hiç uji. Shkojnë njerëzit mbushin, furnizohen prej atje poshtë. Jemi ankuar kështu disa nga ne, madje dhe disa herë shkresë kemi dërguar, bëmë një peticion më 16 maj dhe janë bërë tre muaj dhe asnjë zgjidhje. Kjo pjesa lartë ka 50 shtëpi, prej rrugës së Gjermës lartë jemi pa ujë, duhet të merren masa, te dalin në terren dhe ta shohin kush e keqpërdor ujin”, tha Zeqir Jakupi, banor i kësaj lagje.

Ata më tej janë shprehur se nuk kërkojnë para por vetëm ujë të pijshëm. “Ne nuk kemi ujë, ngrohet pak koha ne s’kemi ujë, mendoj që është keqmenaxhim, kemi familjarë poshtë që mbjellin dhe ujisin në oborre, kurse ne s’kemi ujë, d.m.th ujë ka, por është keqmenaxhim. Shkojmë mbushim tek xhamia poshtë, presim rend të mbushim ujë për pije, ndoshta 20 vjet ka që s’kam ujë, kërkesa jonë është që të kemi ujë të pijshëm për gjerat elementare, edhe ne jemi qytetarë të këtij shteti, i paguajmë taksat. Si ai që ka ujë, dhe si ne që s’kemi ujë i paguajmë taksat e njëjta. Duhet të merren masa, nëse nuk merren masa do e bllokojmë rrugën, do të protestojmë para komunës, ujë duam ne, nuk duam para të na japin, ujë duam”, tha Shaip Kamberi , banor i lagjes Drenovec 2.

Në ndërkohë, nga Ndërmarrja Publike Komunale Tetova – Tetovë janë shprehur se tashmë kanë filluar me kontrollet nëpër auto larje me qëllim që uji të mos keqpërdoret. Sipas kreut të kësaj ndërmarrje, qytetarët kanë opsione tjera që të furnizohen me ujë teknik për larje të automjeteve dhe ujitje. “Nuk është e vërtetë që nuk kanë ujë që 20 vite. Mund të ndodhë se në këto temperatura ankohen banorët për shkak të mos menaxhimit të ujit të pijshëm për shkak të temperaturave të larta. Ne ua kemi tërhequr vërejtjen dhe pastaj do të ketë dënime për ata që e keqpërdorin ujin, ne duhet të jemi të vetëdijshëm që uji duhet të përdoret vetëm për pije dhe për gjera të tjera. Të gjithë qytetarët që kanë nevoja të tjera, ju lutem që të përdorin ujin teknik, ujin falas që ndodhet tek rrethi i Teteksit. Paralajmëroj qytetarët që të mos keqpërdorin ujin e qytetit, ujin e pijshëm sepse ai ujë përdoret edhe për qytetarët që e paguajnë ujin për pije, dhe jo që ata ta harxhojnë, prandaj duhet të keni mirëkuptim”, tha drejtori i NPK-së, Xhelal Ceka.

Banorët janë shprehur se nëse nuk merren masa konkrete, atëherë do të bllokojnë rrugën Tetovë – Jazhincë. (koha.mk)

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Katër ministra dhe Teatri as në gjysmë nuk ka arritur!
Next: A duhet gazetarët të kenë stazh me benefit?!

Të ngjashme

cajtore Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

Redaksia 11 minuta ago
kodra-diellit-696x339-1 Më ftohtë në Kodër të Diellit

Më ftohtë në Kodër të Diellit

Redaksia 24 minuta ago
auto_moti-me-diell-780x4391589437411-1 Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira

Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira

Redaksia 26 minuta ago

TË FUNDIT

cajtore Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

k1-1 Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

floyd Gjyqi për vrasjen e George Floyd-it dhe tensionet racore

Gjyqi për vrasjen e George Floyd-it dhe tensionet racore

MOSCOW, RUSSIA  FEBRUARY 12, 2017: People gather in Moscow's Sokolniki Hyde Park in protest against a bill reclassifying domestic violence as an administrative offence in case it has been committed for the first time and caused no serious physical harm. Passed by both houses of the Russian parliament, the bill was signed into law by Russia's President Vladimir Putin on February 7, 2017. Sergei Fadeichev/TASS (Photo by Sergei FadeichevTASS via Getty Images) Rusia shfuqizon ligjin që ndalonte disa profesione për gratë

Rusia shfuqizon ligjin që ndalonte disa profesione për gratë

thumbs_b_c_e1eccca4bf01902d39db3d129b4b2e31 SHBA, pasi kaluan 25 në burg, dëshmohet pafajësia e 3 personave

SHBA, pasi kaluan 25 në burg, dëshmohet pafajësia e 3 personave

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.