Uji për pije në Tetovë është i sigurt

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 20:54

Uji për pije në Tetovë është i sigurt

Uji i pijshëm në Tetovë është i sigurt për përdorim, kanë treguar ekzaminimet shtesë të Qendrës për Shëndet Publik pas shfaqjes së një shije dhe erë të pazakontë dy ditë më parë. Nga atje thonë se tani uji i pijshëm mund të përdoret pa kufizime.

“Tërhiqet rekomandimi për të mos pirë ujin. Për shkak të shkëputjes së prurjeve nga ujësjellësi i ri ka pasur mungesë në disa pjesë të qytetit. Nga pasditja gradualisht do të përfshihet uji nga sistemi i ri, por kësaj radhe vetëm nga lumi Pena, e jo nga lumi Leshnicë”, informon doktor Ratko Davidovski nga Qendra për Shëndet Publik.

Për të pestin vit radhazi, në periudhën tetor-nëntor, ka një ndryshim të tillë të ujit që merr një shije dhe erë të pazakontë.
Ekzaminimet kanë treguar se aroma dhe shija e pakëndshme vjen nga bimësia, gjegjësisht më së shumti nga gjethet e pemëve që bien në ujëmarrësit në lokalitetin Lesnicë. Në të njëjtën kohë, ato dekompozohen, gjë që krijon një shije dhe erë të pakëndshme.

Qendra kontrollon çdo ditë cilësinë e ujit në ujësjellësin e qytetit. Ky fenomen është kapërcyer vitet e fundit me rritjen e klorinimit dhe sipas përvojave të mëparshme aroma dhe shija e pakëndshme u zhdukën brenda pak ditësh.

Si në teorinë ashtu edhe në praktikën botërore, ka shembuj të kësaj kur përdoren ujërat sipërfaqësore, si me sistemin e ri të furnizimit me ujë që merr ujin nga lumenjtë malorë. Ozonizimi ose përdorimi i filtrit të qymyrit është një mundësi për të hequr aromat dhe shijet e pakëndshme.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 20:54

28
Nën
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka lëshuar urimin e tij për 28 néntorë. Në urimin...
28
Nën
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka lëshuar urim me rastin e Ditës...
27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...