Ukraina merr fondin prej 1 milionë eurosh nga Shqipëria

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 20:13

Ukraina merr fondin prej 1 milionë eurosh nga Shqipëria

Ukraina ka marrë ditën e sotme fondin e ndihmës prej 1 milionë eurosh nga Shqipëria.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Financave të Ukrainës, Sergii Marchenko.

“Mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë përshpejton fitoren e Ukrainës. I jemi mirënjohës Qeverisë së Shqipërisë për ndihmën e vendit tonë përballë një pushtimi rus në shkallë të gjerë. Këto fonde do të forcojnë stabilitetin e sistemit financiar të Ukrainës”, tha ministri i Financave të Ukrainës, Sergii Marchenko.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 20:13