Ulen gjobat në trafik, ja sa do të jetë gjoba maksimale

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 29, 2019 23:11

Ulen gjobat në trafik, ja sa do të jetë gjoba maksimale

Gjoba më e lartë për një vepër trafiku do të jetë 250 euro ndërsa gjoba më e ulët do të jetë 15 euro. Qeveria në seancën e sotme miratoi vendimin për uljen e gjobave për kundërvajtjet në trafik, gjegjësisht miratoi propozime dhe ndryshime në një seri ligjesh të MPB-së, në mënyrë që të përputhet me Ligjin për kundërvajtje të miratuar më parë.

Nuk zvogëlohen dënimet për vepra të rrezikshme për jetën, të cilat mbeten të njëjta ndërsa të gjitha urdhrat e pagesës do të jenë kundërvajtëse.

Me ndryshimet përcaktohet vlefshmëria e patentë shoferit për shoferë të vjetër nga 70 në 75 vjet. Parashihet masa për marrjen e përkohshëm të një automjeti që shkakton shumë zhurmë dhe prish rendin publik si dhe automjetet me vlefshmëri të skaduar të licencës së trafikut.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 29, 2019 23:11