Ulet prodhimi industrial

Desk
By Desk April 30, 2020 12:33

Ulet prodhimi industrial

Prodhimi industrial në mars të këtij viti është ulur për 13,4 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa për periudhën janar – mars të vitit 2020 është më i vogël për 3,7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, prodhimi industrial në sektorin Minierë dhe nxjerrjen e gurëve në mars të vitit 2020, në krahasim me marsin e vitit 2019, shënon rënie prej 10,8 për qind, në sektorin Industrinë përpunuese ka rënie prej 14,3 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar prodhimi ka rënë për 11,5 për qind.

Sipas grupeve industriale kryesore, prodhimi shënon rënie te Energjia për 12 për qind. prodhimet intermediare, përveç energjisë për 11,9, Prodhimet kapitale për 20,1, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 7,8 dhe Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 11,1 për qind.

 
 
Desk
By Desk April 30, 2020 12:33