Ulja e tarifës prej 1.000 në 300 euro, përmbaruesit mbyllën zyrat, paralajmërojnë grevë

Desk
By Desk December 26, 2019 21:42

Ulja e tarifës prej 1.000 në 300 euro, përmbaruesit mbyllën zyrat, paralajmërojnë grevë

Qindra përmbarues mbyllën zyrat e tyre të punës në shenjë revolte për shkak të tarifës së re që e propozon Ministria e Drejtësisë.

Propozimi i kësaj të fundit është që shpërblimi gjatë përmbarimit të kërkesave në para nga qytetarët të jetë në maksimum deri në 300 euro dhe jo 1.000 euro sa ishte deri më tani. Nga Oda e Përmbaruesve refuzojnë një propozim të tillë dhe se me ndërprerën njëditore të punës paralajmërojnë futje në grevë. Nga Ministria e Drejtësisë përmes një reagimi me shkrim theksojnë se udhëhiqen nga parimi i drejtësisë sociale dhe se deri në fund të javës do të dalin me propozime të ligjeve të cilat do të jenë në interes të qytetarëve.

“Në krijimin e zgjidhjeve ligjore, Ministria e Drejtësisë i shqyrton opsionet për drejtësi në zbatim dhe mbrojtje si të kreditorëve, ashtu edhe të borxhlinjve. Përkujtojmë se e ndryshuam Ligjin për Ekzekutim, e rregulluam veprimin e përmbaruesve dhe seriozisht e ulëm tarifën e përmbaruesve. Ashtu, për ekzekutimin e urdhërpagesave për veprimtari komunale, shpenzimet e qytetarëve janë ulur të paktën pesë herë. Njëmbëdhjetë zëra nga tarifat e përmbaruesve me ndryshimet e reja tani janë pa pagesë, gjegjësisht për to përmbaruesit nuk kanë të drejtë të paguajnë shpenzime.”,- thanë nga Ministria e Drejtësisë.

Nga Iniciativat qytetare që javët e fundit protestojnë çdo të martë para Ministrisë së Drejtësisë kundër përmbaruesve, theksojnë se tarifa është me zvogëlimin e tarifës është bërë një hap i mirë në këtë drejtim, ndërsa kërkuan gjithashtu që përmbaruesit të jenë pjesë e organeve të shtetit dhe jo privat.

“Përfundimisht do t’u jepet fund atyre përmbaruesve. Ne presim që të shohim se si do të jenë vendimet konkrete që do t’i ndërmarrë Qeveria, pasi paralajmërohen edhe vendime të tjera si ndryshime në Ligjin për Marrëdhënie obligative, kamata të mos mund të kalojë borxhin kryesor, planifikohet fshirje e borxheve të vjetra, fshirje të kamatave nga ndërmarrjet publike e kështu me radhë, që janë një sërë masash të cilat shpresojmë që shpejt qeveria do t’i njoftojë.”,- theksoi Marjan Risteski nga Iniciativa “Stop për përmbaruesit”.

Të dhënat nga Regjistri Qendror tregojnë se rreth 100 përmbarues në vend kanë regjistruar të ardhura prej 12.5 milionë euro, kurse fitim prej 4.7 milionë euro.

Desk
By Desk December 26, 2019 21:42