Ullinjtë shekullor të Shqipërisë, pema frutore e lashtësisë

Ullinjtë shekullor të Shqipërisë, pema frutore e lashtësisë

Në Shqipëri ka shumë zakone të hershme që janë trashëguar edhe në ditët tona, të cilat lidhen pikërisht me këtë pemë frutore.

Ulliri në Shqipëri është mjaft i vjetër, aq sa dhe në vendet e tjera të Mesdheut. Kjo pemë ka vendin dhe rëndësinë e saj në kulturën dhe artin popullor.

Fjala ulli, në shqip rrjedh nga emri ullastër. Pema e këtij fruti paraqitet me dy forma të ndryshme: i egër  dhe i kultivuar.

Në vendin tonë ka shumë zakone të hershme që janë trashëguar edhe në ditët tona, të cilat lidhen pikërisht me këtë pemë frutore.

Fidani i Parë i Ullirit Në Shqipëri

Arkeologët shqiptar kanë zbuluar detaje të cilat vërtetojnë lidhjen e ngushtë që kjo pemë kishte në kulturën tonë.

Flitet se fidanët e parë në territorin Ilir kanë ardhur nga fisi i Molosëve.

Ata e përhapën kulturën e kultivimit të ullirit dhe prodhimit të vajit deri në Shkodrën e sotëme.

Ky shkëmbim erdhi si pasojë e tregtisë së vazhdueshme që Molosët bënin me fiset Ilire përmes portit të Apolonisë, Vlorës dhe Durrësit.

Ndërkohë një tjetër hipotezë thotë se kanë qenë Pellazgët të cilët jetonin në afërsi të Athinës të cilët nisën kultivimin e kësaj peme.

Në shumë nga dokumentet e vjetër historike, tregohet se në territoret ku tani shtrihet Shqipëria, bujqësia ishte një nga shtyllat e ekonomisë.

Sipas të dhënave ku AgroWeb.org bazohet, ullishtet dhe vreshtat kanë qenë dy nga aktivitetet kryesore.

Ullinjtë Shekullorë Shqiptar

Arkeologët shqiptarë kanë identifikuar se ullishtet në territoret shqiptare kanë ekzistuar që 12.000 vite para Erës Sonë.

Ndërkohë që gjurmët e gjetura të mullinjve të vajit në Amantia apo Bylis, datojnë që 300-350 vite para Erës Sonë.

Në vend rezulton se është i përhapur kultivimi i ullirit olea europaea L. sativa.

1-            Ulliri i Tufinës. (Pronë e Qefaliajve). Mosha 2000-2500 vjet.

2-            Ulliri Pulazeqin. Moshë afërsisht 2000 vjeç. Gjendet në Vlorë

3-            Ulliri Kallmet kokërr-vogël.  Gjendet në fshatin Kallmet të Lezhës. Vlerësohet me moshë mbi 1200vjet.

4-            Ulliri i zi i Tujanit.  Pemë e vlerësuar mbi 2500 vjet

5-            Lashtraku i Grizhës.  Gjendet në Gruemirë të Malësisë së madhe. Vlerësohet me moshë mbi 2000  vjet.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 12 Shkurt, 2020 22:42

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.