“Unë do të isha i interesuar për ndryshimet e Kodit Penal, nëse në tryezë do të vendoseshin edhe rasti Monstra, Lagjja e trimave dhe Alfa”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 22:32

“Unë do të isha i interesuar për ndryshimet e Kodit Penal, nëse në tryezë do të vendoseshin edhe rasti Monstra, Lagjja e trimave dhe Alfa”

“Duhet të jesh aktor i këtyre bisedime që të dish çfarë mund të ndodh. ASH nuk është pjesë e këtyre kalkulimeve. Tani po del se opozita ka ndikuar te presidenti që të amnistojë (Nikolla) Gruevskin”.

Kësisoj, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, edhe pse pjesë e Qeverisë hodhi poshtë pretendimet se kjo parti është pjesë e negociatave për ndryshimet e Kodit Penal.

Sela shtoi se do të ishin të interesuar, ai personalisht dhe subjekti politik që i takon ai për këto ndryshime, nëse në tryezën e bisedimeve do të vendoseshin edhe lehtësimet e dënimeve për të dënuar të tjerë, siç është rasti “Monstra”, “Lagjja e trimave” dhe “Alfa”.

“Nuk do të ishte mirë për shtetin e së drejtës që të amnistohen vetëm politikanët. Nëse do të hapej kjo, unë do të isha i interesuar për këtë rast nëse në tryezë do të vendosej rasti “Monstra”, “Lagja e trimave” e “Alfa””, tha Sela.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 22:32
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.