UNICEF: Rezultatet e PISA-s janë frymëzuese, duhet vazhduar reformat dhe kualitetin në arsim

UNICEF: Rezultatet e PISA-s janë frymëzuese, duhet vazhduar reformat dhe kualitetin në arsim

Shteti duhet të jetë më i motivuar nga rezultatet e fundit nga programi për vlerësim të nxënësve të PISA, të cilat tregojnë përmirësime në rezultatet e mësimit në shkrim lexim, matematikë dhe shkencë. Edhe pse përparimi është frymëzues, suksesi i përgjithshëm i nxënësve ngelet nën mesataren e vendeve tjera dhe kjo bën thirrje që të gjitha palët e interesuara të ngelen të përkushtuar në reformat në arsim, të orientuara drejt nevojave për mësimin e nxënësve tanë.

Në krahasim me rezultatet e PISA-s nga viti 2015, kur shteti ishte radhitur mes 5 të fundit, të dhënat për vitin 2018 tregojnë se ka përmirësime tek nxënësit. Gjithsesi Maqedonia e Veriut është e radhitur në vendin e 67 nga 77 vende pjesmarëse në shkrim lexim dhe matematikë, ndërsa e 63ta në shkencë, duke u vendosur në pistën e vërtetë për përmirësime të mëtutjeshme.

Sistemet arsimore duhet t’u ndohmojnë nxënësve të thithin dije, por njëkohësisht edhe të sigurojnë që nxënësit do të dinë ta shfrytëzojnë atë dije, të zhvillojnë intelegjencën emocionale, aftësitë të mendojnë në mënyrë kritike dhe kreative, diciplinë dhe kurioz, ndjenja të përkatësisë dhe qëllim. UNICEF i thërret të gjitha palët e interesuar atë ngelen të përkushtuar në reformat në arsim të cilat janë të bazuara në dëshmi, e të cilat i vendosin nxënësit në qendër të ndryshimeve.

Ndryshimet globale tregojnë se mes shkaqeve kryesore të rezultateve të mira nga mësimi janë kualiteti dhe kompetenca e mësimit, në pajtim me këtë, ekziston nevjoë e vazhdueshme për intervenime të cilat i mbështesin dhe motivojnë mësuesit. Shteti për momentin po përfshinë një sistem për përparim në karierë të mësuesve. Por, nevoja e rritjes së investimeve për zhvillim profesional të msëuesve, në dhe jashtë shkollës. Gjithashtu nevojitet përforcim të kritereve për zgjedhjen e kandidatëve për mësues të ardhshëm në fakultete, ku do u jepet përparësi atyre kandidatëve të cilët kanë dije të mirë akademike dhe aftësi për ligjerata kualitative.

UNICEF vëren se, edhe pse rezultatet e PISA-s e potencojnë nevojën për përpjekje të vazhdueshme, është me rëndësi që shteti të frymëzohet nga përparimi, veçanërisht përshkak asaj që në krahasim me të gjitha vendet pjesmarëse, Maqedonia e Veriut, në afat shumë të shkurtër ka ndryshim më pozitiv në rezultatet në shkrim lexim. Ky trend duhet të vazhdojë t’i motivojë të gjitha palët e interesuar që të bashkojnë përpjekjet e tyre dhe t’i orientojnë drejt politikave dhe praktikave që do të sjellin përmirësime të tjera.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 6 Dhjetor, 2019 21:29

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA