Universiteti “Fadil Sulejmani”, debat me temë “Arsimi shqip dje, sot e nesër”

Desk
By Desk March 6, 2020 19:18

Universiteti “Fadil Sulejmani”, debat me temë “Arsimi shqip dje, sot e nesër”

Arsimi në vendin tonë aktualisht ndodhet përpara shumë sfidave, prandaj reformat në arsim janë të patjetërsueshme dhe duhet të realizohen sa më parë. Kështu theksoi dekani i fakultetit pedagogjik të Universitetit “Fadil Sulejmani”, Fadbi Osmani, në panel diskutimin e organizuar për nder të Ditës së Mësuesit – 7 marsi dhe Ditës së Gruas – 8 marsi.

“Ndodhemi para shumë sfidave, arsimi ndodhet para shumë sfidave dhe ketë e konstatojmë me një bindje të jashtëzakonshme që duhet që edhe më tutje të përcjellim cilësitë në kuadër të arsimit dhe të ngitet edhe më tutje cilësia në arsim, njëkohësisht nevojiten reforma në arsim, teknologji e re në arsim.”,- deklaroi dekani i Fakultetit Pedagogjik, Fadbi Osmani.

Ndërsa duke u përqendruar në pozitën e gruas, profesoresha Rabie Murati, tha se pozita e femrës shqiptare në RMV nuk është e lakmueshme.

“Ne akoma nuk e kemi atë pozicionin e duhur dhe të merituar në shoqërinë tonë shqiptare, edhe pse ne flasim se kemi arritur nivelin me emancipimin e duhur të femrës shqiptare, nivelin e arsimimit të duhur, por akoma jemi në pozita jo mirë të lakmueshme, apo në pozita të mëritura për një femër, e cila është e formësuar si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë moral.”,- theksoi profesoresha universitare, Rabie Murati.

Në vigjilje të 7 dhe 8 marsit, edhe në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës do të organizohen një sërë aktivitetesh kulturore e artistike.

Desk
By Desk March 6, 2020 19:18