Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka dorëzuar nismë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave aktuale në Ligjin për Arsimin e Mesëm, konkretisht nenit 41a.
Përveç shkollave private, nga Unioni i Nxënësve kërkojnë edhe transport falas për nxënësit e shkollave të mesme me nevoja të veçanta arsimore të vendosur në shtëpitë shtetërore, për ata që jetojnë më pak se dy kilometra e gjysmë larg shkollës dhe për nxënësit me praktikë.
Nxënësit e shkollave të mesme thonë se nuk janë kontaktuar deri më tani nga asnjë deputet.
“Gjendja aktuale ligjore nuk i trajton nxënësit e shkollave të mesme në mënyrë të barabartë. Ekzistojnë disa kategori të nxënësve të cilët janë të përjashtuar nga e drejta për transport falas publik. Sipas numrit, këtu prijnë nxënësit e shkollave private, mirëpo nxënësit e shkollave profesionale të cilët ndjekin praktikë feriale gjatë pushimit veror dhe dimëror nuk kanë të drejtë për transport të organizuar gjatë pushimeve. E praktika feriale është obligim shkollor e rregulluar edhe me ligj, edhe me rregullore.”, – tha kryetari i Lidhjes së nxënësve të shkollave të mesme, Lluka Paviqeviq.