UNT pronare e objekteve në ish Kazermën Ilinden, nga qershori nis transferi në kampusin e ri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 19:27

UNT pronare e objekteve në ish Kazermën Ilinden, nga qershori nis transferi në kampusin e ri

Universiteti Nënë Tereza në Shkup zyrtarisht bëhet pronar legjitim i objekteve në ish Kazermën Ilinden. Aktualisht në këto objekte po zhvillohen punime për adaptimin dhe paisjen e tyre për nevojat e kuadrit mësimor shkencor dhe studentët për çka Qeveria ka ndarë mjete përmes MASh. Rektori Izet Zeqiri potencon për TVM2 se UNT ka punuar intensivisht në këtë periudhë, dhe më me rëndësi është se në fund të muajit përfundon kontrata dhe do të duhet të bëhet pranim dorzimi teknik i objektit dhe të fillojë transferimi te objekti në kampusin e UNT-së.

“Nga data një e mujait të ardhsëm fillojmë transferimin e fakultetit teknik, të ndërtimtarisë dhe disa fakultete tjera dhe këto kalojnë në kampusin e ri. Ne për momentin do ta mbajmë edhe objektin te Kongresi i Manastirit që të rikonstruohen edhe disa salla atje që të jemi të përgaditur që në shtator të gjithë studentët të transferohen në kampusin e ri. Por normalisht është inrtersi jonë që fakultetin teknologjik një periudhë kohore derisa ne të konsolidohemi me hapsira të plota sepse ne aktualisht kemi diku 4000 student dhe objekti prej 3 mij metra kator nuk i plotëson të gjitha kushtet.”, tha për TVM2 rektori i UNT-së, Izet Zeqiri.

Zeqiri më tej shton se pret rritjen e numrit të studentëve të rinj që do të regjistrohen sepse këtë vit UNT ofron edhe tre fakultete të reja dhe 38 drejtime atratraktive studimore.

“Risi për UNT–në është se do të kemi edhe tre fakultete të reja. Fakluteti ekonomik për të cilin kemi leje nga MASh, kemi fakultetin juridik dhe fakultetin e shkencave humane. Me këto tre fakultete UNT ka 8 fakultete, programe atraktive fakultetin teknik, të informatikës teknologjik të ndërtimtarisë dhe arkitekturës të shkencave sociale.”, tha Zeqiri.

Sipas Zeqirit UNT ka në fazë përfundimtare edhe proejktin për kampusin e ri universitar por do të duhet të bëhet plan strategjik për fazat e zhvillimit të realizimit të këtij proekti. Deri atëherë Rektori Zeqiri, siguron se po rikonstruohen objektet ekzistuese që të krjijohen kushte optimale për studentët dhe stafin akademik.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 19:27