Lajmi që nuk konfirmohet, është me risk të madh që të rezulton një lajm i rrjeshëm. Kështu ndodhi sot me lajmin rreth ndërtimit të një ure prej guri në Gostivar.
Ishte ky portal që plasoi lajmin me titull Taravari e bën Gostivarin me urë guri duke u nisur nga fotografia e postuar nga kreu i Gostivarit, Arben Taravari në rrjetet sociale.
Me mbishkrimin Gostivari, Taravari postoi fotografinë nga parku i madh i qytetit, por jo për të promovuar urën mbi 5 dekadëshe, por për të sjellur pamjet nga parku i qytetit.
Në fakt, ura nuk është prej guri por prej betoni. Deri para 7 vitesh ka qenë me pllake betoni, ndërsa më vonë iu veshën pllakat në formë guri.
Ura e këmbësorëve tek parku i madh i qytetit është ndërtuar në sistemin monist dhe ka patur disa herë intervenime. Investimi i fundit është bërë gjatë viti 2016 nga ana e pushtetit lokal.
Ura lidh dy pjesët e qytetit, respektivisht shkollat e mesme, spitalin dhe shumë inistutucione të rëndësishme në Gostivar. Flaka