Urimet më të sinqerta për festën e Fitër Bajramit

Urimet më të sinqerta për festën e Fitër Bajramit

Me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit, muajit të përkushtimit dhe sakrificës, redeksia e Agjencisë së lajmeve Flaka përcjell urimet më të sinqerta për festën e Fitër Bajramit, me dëshirën më të madhe që agjërimi, lëmoshat dhe të gjitha aktivitetet tuaja gjatë Ramazanit, të jenë pranuar nga ana e Zotit të lartësuar. 

Kjo është festa më e madhe e komunitetit islam në botë e cila vjen pas një muaji të agjërimit.  Le të besojmë se, kjo ditë e shënuar do të na frymëzojë për forcimin e besimit, respektit ndaj shoqërisë, mendjeve dhe zemrave tona drejt qëllimeve të larta humane.

Kjo festë, të gjithë besimtarët e fesë Islame i afron pranë njëri-tjetrit, për të shprehur vlerat njerëzore si, tolerancën dhe mirëkuptimin në shërbim të të gjithëve.

Redaksia Gostivari Sot 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Maj, 2020 00:08

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.