“US Open” këtë vit do të jetë pa spektatorë

“US Open” këtë vit do të jetë pa spektatorë

Përfaqësuesi i Shoqatës Amerikane të Tenisit, Louv Sher, ka bërë të ditur se turneu Grand Slam “US Open”, mund të zhvillohet pa tifozë.

“Dy muaj më parë, dukej sikur një turne si US Open nuk mund të zhvillohej pa tifozë. Por tani, duke pasur parasysh opsionet, është e qartë se si do të jetë turneu, pa tifozë. Ata do të jenë shumë të lumtur të shohin turneun, qoftë edhe vetëm në TV. Turneu do të jetë më ndryshe, por kështu është koha”, ka dekaruar Sher, përcjell lajmi.net.

Ky turne vitin e kaluar ka regjistruar 737 mijë tifozë, gjë që tregon qartë se organizatorët do të jenë në telashe të mëdha financiare me vendimet për mbylljen e tribunave.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Maj, 2020 20:05

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.