Ushtria e Sudanit njoftoi se qeveria e re do të formohet “shumë shpejt”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 21:16

Ushtria e Sudanit njoftoi se qeveria e re do të formohet “shumë shpejt”

“Vonesa në proces ka ndodhur për shkak të dëshirës për të gjetur një zgjidhje që do të ishte në përputhje me vendimet e marra më 25 tetor”.

Taher Abu Haja, këshilltari i Komandantit të ushtrisë së Sudanit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, për media, tha se qeveria e re do të formohet shumë shpejt.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Sudanit, Haja, tha se vonesa në proces ka ndodhur për shkak të dëshirës për të gjetur një zgjidhje që do të ishte në përputhje me vendimet e marra më 25 tetor.

Ai theksoi se gjenerali Burhan është në disponim të sigurimit të unitetit dhe solidaritetit në vend. “Duhet gjetur një zgjidhje për krizën e qeverisjes në vend që do të forcojë unitetin e të gjithë sudanezëve”, u shpreh ai.

Haje tha se qeveria do të formohet “së shpejti”, duke shprehur nevojën për një qeveri teknokrate që do t’i përfaqësojë të gjitha segmentet e popullit sudanez.

Në orët e para të mëngjesit më 25 tetor në Sudan u arrestuan shumë politikanë si dhe kryeministri Abdullah Hamdok i cili u lirua të nesërmen.

Gjenerali Abdel-Fattah al-Burhan, njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, shpërbërjen e Këshillit të Sovranitetit dhe të kabinetit si dhe formimin e një qeverie teknokratike e cila do të përfaqësojë të gjitha shtresat në Sudan.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 21:16

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare