Ushtrimet e ngadalësojnë plakjen

Ushtrimet e ngadalësojnë plakjen

Të gjithë e dimë që ushtrimet janë të mira për trupin dhe trurin, por kur është në pyetje që këtë ritëm ta ruajmë dhe praktikojmë rregullisht nuk është gjithmonë e lehtë.

Për ato ditët në të cilat nuk ndiheni sikur keni energjinë e duhur të ushtroni, ekzistojnë të dhëna shkencore të cilat mund të shfrytëzohen për ta motivuar vetveten: aktiviteti fizik mund të ngadalësojë plakjen e trurit deri në 10 vite. Këto të dhëna u publikuan në një hulumtim në revistën shkencore Neurology.

Në fakt ky hulumtim është njëri nga të parët i cili vërteton se sa i dobishëm është aktiviteti fizik për trurin. Hulumtuesit i intervistuan një grup prej 1,228 personash, të gjinive, racave dhe etnive të ndryshme të cilët jetojnë në Manhatan rreth shprehive të tyre për ushtrime. Ata po ashtu u përgjigjen në pyetje rreth aftësive njohëse (konjitive), duke përfshirë kujtesën, organizimin, arsyetimin, dhe shpejtësinë e të menduarit. Pas pesë vitesh, pothuajse gjysma e grupit fillestar, u testuan për parametrat e njëjtë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 5, 2016 12:44

REKLAMA