Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • FOKUS
  • UT vijon me prezantimin e ofertës akademike para maturantëve

UT vijon me prezantimin e ofertës akademike para maturantëve

Redaksia

Ditë më parë Fakulteti Filologjik e bëri prezantimin “online” të ofertës akademike para maturantëve të shkollave të mesme të RMV-së.

Gjatë këtij takimi, u theksua se tradita e shkëlqyer e Fakultetit Filologjik, me mësimdhënës cilësorë të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe mundësitë e shumta të punësimit për të diplomuarit tanë, janë një garanci për zgjedhjen që do të bëjnë maturantët.

Krahas studimeve cilësore, maturantët mund të fitojnë edhe bursa të universitetit, mund të jenë pjesë e programeve të shkëmbimeve (Erasmus +), të përfshihen në aktivitete të ndryshme brenda fakultetit etj.

Po ashtu maturantët u njoftuan se në Fakultetin Filologjik mund t’i studiojnë këto programe të studimit si: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe; Gjuhë dhe Letërsi Maqedonase; Gjuhë dhe Letërsi Angleze; Gjuhë dhe Letërsi Gjermane; Gjuhë dhe Letërsi Frënge si dhe Gjuhë dhe Letërsi Italiane.

Ndërsa më 6 prill 2021 në hapësirat e Gjimnazit “Naser Ademi” në Negotinë, para maturantëve të kësaj shkolle, Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës promovoi ofertën akademike të Fakultetit Filozofik. Me këtë rast maturantët u njoftuan se Fakulteti Filozofik ofron programe studimi për: Psikologji; Histori; Filozofi; Sociologji dhe Filologji Orientale.

Më 7 prill 2021 në shkollën e mesme komunale – Gjimnazi dhe shkollën e mesme komunale të mjekësisë në Gostivar u bë prezantimi i ofertës akademike para maturantëve të këtyre shkollave nga profesorët e Fakultetit Pedagogjik.

Nga prezantimet e bëra deri më tani, nëpër shumë shkolla të mesme në vendin tonë, është vërejtur interesim i madh i maturantëve, të cilët dëshirojnë që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin e Tetovës për të ndërtuar profilin dhe karrierën e tyre profesionale dhe akademike, thuhet në njoftimin e UT-së.

Continue Reading

Previous: Arkivi i jep shtëpisë muze “Nënë Tereza” dokumente të reja për nobelisten Nënë Tereza
Next: Spitalet po mbushen, koronavirusi përfshin edhe moshën më të re

Të ngjashme

Pratenichka-Kovid-701x336-1 Kostadinovska Stojçevska: Do t’ua kthejë me padi penale deputetëve të VMRO-DPMNE dhe të Majtës që nuk po bëjnë punën e tyre

Kostadinovska Stojçevska: Do t’ua kthejë me padi penale deputetëve të VMRO-DPMNE dhe të Majtës që nuk po bëjnë punën e tyre

Redaksia
Press-Bytyqi-2-11.9-scaled-1-960x640 Fatmir Bytyqi: Nga nesër fillon aplikimi për mbështetje financiare dhe pakon e gjashtë ekonomike

Fatmir Bytyqi: Nga nesër fillon aplikimi për mbështetje financiare dhe pakon e gjashtë ekonomike

Redaksia
fl Anketë e re në Maqedoninë e Veriut, ja sa % besim kanë qytetarët te Qeveri

Anketë e re në Maqedoninë e Veriut, ja sa % besim kanë qytetarët te Qeveri

Redaksia

TË FUNDIT

Rita-dhe-Vera-Ora-634x470 Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Taylor-Swift-780x470 Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

2 Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

1 Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

CLICK-BEKTESHI-2 Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave

Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.