Vaart: Maguire është amator

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 21, 2019 23:06

Vaart: Maguire është amator

Ish-lojtari i Realit, Rafael va nder Vaart, ka thënë se mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, ka kualitetin e amatorëve.

Anglezi gjatë afatit veror është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë duke kushtuar 80 milionë euro.

Por, Van de Vaart beson që 26-vjeçari nuk vlen për këtë çmim.

“Kur shkoi në ndonjë klub amator të shtunën, shoh tre lojtarë që luajnë sikur Maguire. Po flasim për vlerën 90 milionë euro, nëse vlen për atë çmim, atëherë Van Dijk duhet të vlejë 300 milionë euro”, deklaroi ai.

Ndeshja e djeshme mes Liverpoolit dhe United përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 21, 2019 23:06