Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Vajgël: Nuk ka vend për pesimizëm për euro-integrimet

Vajgël: Nuk ka vend për pesimizëm për euro-integrimet

Redaksia

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgël, në një intervistë për MIA, tha se nuk ka vend për pesimizëm sa i përket integrimeve të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, vendi ka hapur rrugën dhe ka rritur në mënyrë të konsiderueshme kredibilitetin, duke shtuar se ajo tashmë është pothuajse anëtare e plotë e NATO-s, ndërsa për anëtarësim në BE ka një procedura në të cilën ka hyrë vendi dhe nuk sheh se ka rrugë mbrapa. Vajgl vlerëson se Maqedonia e Veriut është një nga tregimet e suksesshme dhe sipas tij, e ardhmja do të vërtetojë vendimet që janë marrë në të kaluarën.

“Kuptohet se i di mirë problemet e Maqedonisë, se nuk është gjithçka perfekte, se afrohet zgjedhjet presidenciale dhe e di se ka akoma dyshime rreth Marrëveshjes së Prespës, ka parti dhe njerëz që mendojnë se Maqedonia nuk është dashur të bëjë lëshime të tilla për të siguruar rrugën e saj për në BE dhe NATO. Por këto janë hipoteza. Unë jam i bindur se ajo që u bë është e arsyetuar dhe se e ardhmja këtë do ta konfirmojë. Nuk ka dyshime se BE është qëllimi që Maqedonia duhet ta realizojë për të ardhme më të mirë dhe më të sigurt”

I pyetur për zgjedhjet presidenciale, organizimin dhe bojkotin eventual të tyre, Vajgl tha se praktika e pengesave dhe bllokimeve që e kanë aplikuar disa herë politikanët në vend, asnjëherë nuk i ka sjellur mirë Maqedonisë.

“Sido që të jetë rezultati i zgjedhjeve, është e dëmshme nëse nuk ka qëndrim të përbashkët nga udhëheqësit. Pengesat që i ka bërë presidenti Ivanov tani nuk janë në të mirë të Maqedonisë. Mendoj se në një shoqëri demokratike ka mënyra tjera për të luftuar për atë që beson. Duhet të kihet parasyshë se nëse vendoset ndonjë bllokadë ose ka krizë, shteti është ai që do të humb”.

Sa i përket Prokurorisë Speciale, ai ka thënë se duhet t’i jepet hapësirë që ta bëjë punën e saj dhe të gjithë të interesohen që të ketë kushte normale për të. Ajo nuk duhet të shihet si hakmarrje, ka vazhduar Vajgl, por kalim dhe pranim i shtetit të së drejtës dhe sundimit të së drejtës si mënyrë e vetme e qeverisjes në kushte demorkatike. /SHENJA/

Continue Reading

Previous: KE do të japë rekomandim të pastër për vendin, data varet nga shtetet anëtare
Next: Fuere i dëshpëruar nga kompromiset e Komisionit Evropian

Të ngjashme

Boris-Trajkovski_Vaksina Nis vaksinimi masiv në vend

Nis vaksinimi masiv në vend

Linda Limani
kuvend-1-780x470 Komisioni mbylli debatin për regjistrimin, 200 amendamente e opozitës nuk u shqyrtuan

Komisioni mbylli debatin për regjistrimin, 200 amendamente e opozitës nuk u shqyrtuan

Redaksia
thumbnail_4-1-780x470 Arriti dërgesa e dytë me vaksina ruse

Arriti dërgesa e dytë me vaksina ruse

Redaksia

TË FUNDIT

Sosiedati-780x470 Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

Sosiedati ia dedikon trofeun heronjëve të vërtetë

ZHrgrova-780x470 Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

Zhegrova me 2 gola siguron fitoren Bazellit

514854-WaJqRzi285 Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

Albumi i Lipës renditet si më i shitur i 2021-tës në Mbretërinë e Bashkuar

2 Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

Justin Bieber mban koncert privat me nxënësit në një shkollë

111 Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare

Vizitoi Kosovën në 2013, videoja kur DMX kërcente valle shqiptare


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.