Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • TOP STATIC
  • Vaksina për Ballkanin Perëndimor “sa më shpejt që të jetë e mundur”

Vaksina për Ballkanin Perëndimor “sa më shpejt që të jetë e mundur”

Redaksia 1 muaj ago

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Lajen, nuk dha afat konkret kur Ballkani Perëndimor mund të presë vaksina përmes BE-së apo përmes mekanizmit Kovaks, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Në pyetjen e MIA-s nëse mund të tregojë qartë se kur do të mbërrijnë vaksinat e premtuara në rajon, Ursula Fon der Lajen u përgjigj se kjo do të ndodhë “sa më shpejt që do të jetë e mundur” dhe siguroi se solidariteti me vendet e treta mbetet prioritet për BE-në.

Mekanizmi Kovaks, i cili ka për qëllim t’u ndihmojë vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të vijnë deri te vaksinat e nevojshme, edhe pse merr më shumë fonde nga BE-ja ende nuk është funksional. Për shkak të kësaj, Komisioni Evropian është angazhuar se do të vendosë mekanizëm të dytë për ndarjen e vaksinave me vendet e treta, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor, por edhe për këtë mekanizëm nuk ka afat konkret për dorëzim të vaksinave të nevojshme jashtë BE-së.

“Është e qartë se është e komplikuar për Kovaksin të furnizojë vaksina, për këtë vendosim rutë të re përmes mekanizmit të BE-së për furnizim të dozave përmes vendeve anëtare të Unionit, të cilat pastaj mund t’ua donojnë vendeve të treta si për shembull vendeve të Ballkanit Perëndimor për shembull” deklaroi Fon der Lajen.

Kryetarja e Komisionit Evropian porositi se në takimin e djeshëm të liderëve ka theksuar se vaksinimi jashtë BE-së është në interes së të gjitha vendeve anëtare të Unionit, sepse “sa më gjatë qarkullon virusi, aq më i madh është rreziku për mutacione të reja”.

BE, gjithashtu, i përkujtoi kompanitë farmaceutike se duhet t’i respektojnë dhe dërgesat e premtuara të vaksinave.

Liderët e BE-së janë pajtuar se nëse disa vende anëtare vlerësojnë se duhet t’i kufizojnë udhëtimet e brendshme dhe ndërkufitare, ajo është e drejtë e tyre, por se nevojitet koordinim maksimal në nivel evropian që të shmanget gjendja kaotike nga vala e parë.

Liderët janë përqendruar edhe në mundësinë për certifikata për vaksinim dhe janë pajtuar se duhet të kihet kujdes me këtë ide dhe të respektohen rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Fond der Lajen theksoi se kërkesa e këtyre certifikatave për udhëtim nuk duhet të nënkuptojë shkelje e të drejtave dhe lirive të atyre të cilët nuk kanë pasur qasje deri te vaksina apo nuk kanë mundur të vaksinohen “për arsye legjitime”.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Simevski: Mërgimtarët nuk do të përfshihen te numri i përgjithshëm i popullatës
Next: Qeveria publikon pagat e kabinetit qeveritar

Të ngjashme

BE9B8E79-78CB-44E3-B225-BCC5B0BE38F6-750x430 Shkaku i pandemisë, më pak festë për 8 Mars, udhëtime me protokolle

Shkaku i pandemisë, më pak festë për 8 Mars, udhëtime me protokolle

Redaksia 6 minuta ago
158807767_2770103319984985_1743742277899929135_o-1024x768 Komuna e Çairit dhe Sarajit nderuan misionarët e diferencuar politik

Komuna e Çairit dhe Sarajit nderuan misionarët e diferencuar politik

Redaksia 16 minuta ago
redaksia FLAKA, 5 vite me Ju dhe për Ju

FLAKA, 5 vite me Ju dhe për Ju

Redaksia 19 orë ago

TË FUNDIT

epa08521548 A volunteer explains to a patient how to self administer the test for COVID-19 at a drive-in and walk up testing site at Lincoln Park amid the coronavirus pandemic in Los Angeles, California, 01 July 2020. California Governor Gavin Newsom announced on 01 July new measures as the number of people infected by the virus have recently spiked in California and in Los Angeles County.  EPA/ETIENNE LAURENT CoVid-19, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 333 raste të reja

CoVid-19, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 333 raste të reja

gjysh-696x410 Gjyshi 80 vjeçar thotë se uji në Mojancë ndihmon në shërimin e gurit në veshkë

Gjyshi 80 vjeçar thotë se uji në Mojancë ndihmon në shërimin e gurit në veshkë

BE9B8E79-78CB-44E3-B225-BCC5B0BE38F6-750x430 Shkaku i pandemisë, më pak festë për 8 Mars, udhëtime me protokolle

Shkaku i pandemisë, më pak festë për 8 Mars, udhëtime me protokolle

droge-680x380 Dy aksione të policisë, kapen 600 kg mariuhanë dhe arrestohen tre persona

Dy aksione të policisë, kapen 600 kg mariuhanë dhe arrestohen tre persona

digjet_banesa-1024x538-780x439 Digjen katër objekte në Tetovë, lëndohet zjarrfikësi

Digjen katër objekte në Tetovë, lëndohet zjarrfikësi

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.