Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Opinione
  • Vaksinat, frigoriferët dhe pikët

Vaksinat, frigoriferët dhe pikët

Redaksia 3 javë ago

Neve na erdhën dy frigoriferë për vaksinat. Nga Qeveria dolën për t’i pritur, i treguan para kamerave, sikur shpëtimi të kishte ardhur në vend. Dhe çfarë kishte në ato frigoriferë? Asgje!

Shkruan: Arben TARAVARI për FOKUS.mk

Asnjëherë në historinë moderne një vaksinë nuk është pritur aq me padurim sa ajo për të imunizuar njerëzit me Covid-19. Kaosi u ngjit në skenë. Nga njëra anë, deklarata optimiste, dhe nga ana tjetër parashikime shqetësuese dhe të këqija për muajt në vijim.

Në ndërkohë, infeksionet nuk qetësohen. Të rinjtë dhe të moshuarit, të gjithë janë të ndjeshëm ndaj tij. Secili prej nesh pyet veten se kur do t’i ndodhë edhe atij. Gjithashtu jemi përballur me fuqinë shkatërruese të virusit, pasojat që ai lë. Frika mbretëron në një nivel planetar!

FATAMORGANA

Në terrenin tonë, në vendin tonë, pandemia ka përkeqësuar më tej jetën e njerëzve. Varfëria, humbja e punës, humbja e të ardhurave, kushtet e vështira të punës, kërcënimi ditor i virusit, humbja e njerëzve, humbja e shpresës, ankthi në nivele të papara. Diçka nga e cila do të ndihen pasojat për një kohë të gjatë.

E vetmja gjë për të cilën ne shpresojmë fuqimisht është mbërritja e shpejtë e vaksinës. Mirë pro, ky është akoma një fatamorgana për ne. Çorientimi dhe keqmenaxhimi i shpërndarjes së saj. Disa shtete e kanë vendosur veten në një pozicion megaloman, duke menduar vetëm për të mirën e tyre.

Pas këtij çekuilibri, që nënkuptonte humbjen e shumë jetëve njerëzore dhe kostot e mëdha financiare, filloi një lloj shpërndarje dhe vaksinimi në shumë vende, jo vetëm në ato vende më të fuqishme, por edhe në ato më të vogla, të dobësuara nga historia dhe varfëria. Sigurisht falë shpirtit altruist të disa prej fuqive të mëdha.

Ne në vend të vaksinave morëm vetë dy frigoriferë. Nga Qeveria dolën për t’i pritur, i treguan para kamerave, sikur vendi ishte shpëtuar. Dhe çfarë kishte në ato frigoriferë? Asgje! Ata janë bosh.

“BORËBARDHA DHE SHTATË XHUXHAT”

Ministri, herë pas here, shprehet se është çështje ditësh kur frigoriferët do të jenë të mbushur plot. Është një ministër që thotë të presësh dhe të shohësh se çfarë do të ndodhë me vaksinimin në botë, le ta provojnë fillimisht amerikanët, suedezët, italianët, britanikët dhe pastaj të shohin se çfarë do të bëjmë. Epo, kjo nuk është “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhat” dhe kush do të hajë i pari “mollën helmuese”. As nuk jemi aq infantil sa të pranojmë një “Pseudo-borë (ide)ologji.

Këto ditë, 200,000 doza pritet të mbushin frigoriferët. Le të shpresojmë kështu dhe se raftet nuk do të jenë bosh për një kohë të gjatë. Le të shpresojmë që vaksinimi të mos ndodhë gjatë takimeve zgjedhore dhe do të shërbejë si një adut në dorë për mbledhje të pikëve politike. Sepse pikërisht kështu shkon grumbullimi i “pikëke” në vendin tonë.

Ata që janë ulur në kolltuqe nuk duhet të flasin, ne nuk jemi të gjithë të pavdekshëm. Ndërsa Siç kanë thënë romakët “Omnes una manet nox” të gjithve na pret e njejta natë, pa përjashtim. FLAKA

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Frika nga përqindjet
Next: Grubi, burrështetas që ecë pas politikave të Ali Ahmetit

Të ngjashme

foto-2 Turpi gjyqësor “Monstra”

Turpi gjyqësor “Monstra”

Redaksia 2 javë ago
Artan_Grubi Çun Lajçi vlerëson lartë punën e Artan Grubit: Vazhdo…

Çun Lajçi vlerëson lartë punën e Artan Grubit: Vazhdo…

Redaksia 2 javë ago
artan grubi Edhe e shtuna ditë pune për Artan Grubin

Edhe e shtuna ditë pune për Artan Grubin

Driton Zenku 2 javë ago

TË FUNDIT

dfshg-1-1 Tërmeti 6 ballë “shkundi” Greqinë/ Shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

Tërmeti 6 ballë “shkundi” Greqinë/ Shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

cajtore Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

k1-1 Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

floyd Gjyqi për vrasjen e George Floyd-it dhe tensionet racore

Gjyqi për vrasjen e George Floyd-it dhe tensionet racore

MOSCOW, RUSSIA  FEBRUARY 12, 2017: People gather in Moscow's Sokolniki Hyde Park in protest against a bill reclassifying domestic violence as an administrative offence in case it has been committed for the first time and caused no serious physical harm. Passed by both houses of the Russian parliament, the bill was signed into law by Russia's President Vladimir Putin on February 7, 2017. Sergei Fadeichev/TASS (Photo by Sergei FadeichevTASS via Getty Images) Rusia shfuqizon ligjin që ndalonte disa profesione për gratë

Rusia shfuqizon ligjin që ndalonte disa profesione për gratë

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.