Vaksinimi kundër gripit sezonal fillon më 22 nëntor

Vaksinimi kundër gripit sezonal fillon më 22 nëntor

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi në VMRO-PMNE, Sinisha Stojanoski në konferencë për shtyp sot tha se vaksinimi është dashur të fillojë më 5 nëntor.

“Vaksinimi duhej të niste më pesë nëntor, por në vend të realizimit të vaksinimit, jemi dëshmitarë të filmit të njohur kur rolin kryesor e kanë udhëheqësit e Qeverisë dhe ministri Filipçe”, tha Stojanovsk.

Ai pyeti se çfarë po fshihet pas kësaj situate, nëse bëhet fjalë për tenderë të kurdisur, pse po vonohet vaksinimi.

Sipas tij, vaksinimi në vend më herët ka nisur më 20 tetor dhe vetëm vitin e kaluar nisi më 5 nëntor.

“A është e vërtetë se në shtet nuk kanë arritur as vaksinat komerciale dhe 28.000 vaksinat që Ministria e Shëndetësisë i jep falas”, tha Stojanovski.

Por, Ministria e Shëndetësisë informon se vaksinimi kundër gripit sezonal fillon më 22 nëntor të vitit 2019.

Për sezonin e ardhshëm 2019-2020, siç theksojnë, janë furnizuar 28.000 vaksina falas për personat mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike, fëmijët e moshës nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, gratë shtatzëna, si dhe punonjësit shëndetësorë.

Në mënyrë shtesë, janë furnizuar edhe 21.000 vaksina komerciale nga qendrat për shëndet publik.

“Për herë të parë, sivjet përmirësohet qasja e vaksinave falas kundër gripit sezonal, në vaksinim do të përfshihen edhe tre poliklinika: Bukureshti, Çairi dhe Gjorçe Petrov pranë Shtëpisë Shëndetësore Shkup”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në qendrat për shëndet publik, vaksinimi do të zhvillohet në dy turne, derisa pas vaksinim falas në tre poliklinikat do të zhvillohet në periudhën nga ora 14.00 e deri në orën 18.00.

Personat e interesuar mund të caktojnë vaksinim falas nga 18 nëntori, përmes mjekut të tyre amë.

Si edhe sezonet e kaluara, kulmi i aktivitetit të virusit të gripit sezonal pritet në muajin shkurt.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinimi në nëntor dhe dhjetor do të sigurojë mbrojtje më të madhe në periudhën kur pritet aktivitetit i virusit të jetë më i lartë, ndërsa ky është muaji shkurt i vitit 2020.

Nga Ministria e Shëndetësisë porosisin që VMRO-DPMNE të ndalojë të përhapë informacione të pasakta në opinion. “Përhapja e gënjeshtrave është bërë tipar kryesor për funksionimin e tyre, të cilët krijojnë konfuzion, mosbesim dhe dëm të pacientëve. Të gjitha procedurat të cilat zbatohen në Ministrinë e Shëndetësisë janë të ligjshme, në afat, publike, transparente dhe në kontroll të të gjithë opinionit, qëndron në kumtesë, në të cilën shtohet se ilaçet janë origjinale, cilësore dhe nuk janë nga importi paralel, siç paraprakisht janë furnizuar.

Driton Zenku
nga Driton Zenku Nëntor 9, 2019 14:47

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA