“Vaksinimi”, punonjësit turistik nuk do të vendosen në listat e prioriteteve

Vaksinimi ka filluar, por në të ardhmen punonjësit turistik nuk do të vendosen në listat e prioriteteve. Kjo është arsyeja pse ata paralajmërojnë se do të shkojnë për vaksinim në Serbi. Shoqata e Hotelierëve tashmë ka marrë njoftim nga Ministria e Shëndetësisë se ato nuk janë prioritet. Por disa tashmë janë vaksinuar në Serbi.
Vendosa sepse dua t’i përkushtohem biznesit. Si punonjës turistik, jam duke pritur t’i vizitoj partnerët e mi në Azi, ku më presin që të nënshkruaj kontrata për vitin 2022. Pa vaksinim, nuk mund të jemi shtet i sigurt turistik për mysafirët e huaj dhe mendoj se do të mbetemi zonë e kuqe për të gjithë destinacionet turistike – tha Filip Stefanovski, operator turistik.
Pronarët e objekteve gastronomike nga Ohri, këto ditë do të shkojnë për vaksinim në Nish.
Interesimi është i madh. Mendohet që secili objekt duhet të mbyllet për një ditë, pra të pushojë së punuari për një ose dy ditë, në mënyrë që i gjithë personeli të shkojë për vaksinim dhe të kalojë atë periudhë të marrjes së imunitetit. Ne tashmë duam ta bëjmë këtë periudhën që vjen, dhjetë ditët e ardhshme -u shpreh Mihail Mishev, Kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Ohrit.
Shoqata Hotelierike që në fillim të shkurtit kërkoi të ishte në grupet prioritare. Nga HOTAM thanë se nëse dëshirojnë të kenë mysafirë vendas dhe të huaj, duhet të jenë të sigurt se ata do të akomodohen dhe do të shërbehen nga një staf i sigurt. Ata mbeten të mendimit se ky është kushti i parë që vendi të ofrohet si destinacion i sigurt udhëtimi. Ata kërkojnë nga sektori i turizmit që të gjejë mënyrë për të vaksinuar të gjithë punëtorët e turizmit sa më shpejt të jetë e mundur. Në Maqedoni ka midis 15,000 – 20,000 punëtorë turistikë dhe hotelierik./Alsat