Valdat Xhaferi kandidat për kryetar dege në BDI- Gostivar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2022 19:51

Valdat Xhaferi kandidat për kryetar dege në BDI- Gostivar

Në afatin e caktuar për paraqitje të kandidaturave për zgjedhje brendapartiake në 11 degë të Bashkimit Demokratik për Integrim, kandidaturën për kryetar dege në Gostivar e ka bërë publike edhe Valdet Xhaferi, njofton Gostivari Sot

Përmes një postimi në Fejsbuk, Xhaferi është shprehur që po ndan publikisht vendimin që të shpall zyrtarisht kandidaturën për kryetar dege të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar.

“Të dashur qytetarë, aktivistë dhe simpatizantë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gosivar. Jam thellësisht i bindur dhe i vendosur se së bashku mund ta forcojmë edhe më shumë familjen tonë të madhe, potencialin e demokracisë, meritokracisë. Këtë mund ta arrijmë duke ngjeshur radhët e duke hapur dyert në mënyrë që BDI-ja të jetë adresë për gjithësecilin që ka çfarë t’i japë vendit, kombit shoqërisë, duke respektuar parimin e profesionalizmit dhe mundësisë së barabartë, për të gjithë e veçmas për brezin më të ri”, shkruan Xhaferi.

Jam plotësisht i bindur, shton ai, se së bashku do t’ia dalim të krijojmë një ekip i cili do të dijë t’i adresojë e t’ju japë rrugëzgjidhje të gjitha çështjeve, problemeve e sfidave në qytet e rrethinë. T’i japim Gostivarit dhe qytetarëve të tij adresën e sigurt politike që nuk do t’i zhgënjejë.

“Kam bindjen e thellë që me bashkimin e energjive të reja e me përvojën e deritanishme, do të shkojmë përpara, për shkak se BDI-ja ka forcë, vizion, dije dhe kulturë politike, qytetare e kombëtare, për ta vënë në jetë atë që e premton. Jam i gatshëm të marr mbi supe të gjitha sfidat e ardhshme, sepse Bashkimi Demokratik për Integrim është projekt madhor kombëtar që para 20 vjetësh na e riktheu dinjitetin, duke e bërë të prekshme lirinë dhe barazinë”, vijon shkrimin Xhaferi.

Të dashur anëtarë, veprimtarë e simpatizantë të Bashkimit Demokratik për Integrim, shkruan tutje Xhaferi, kërkoj mbështetjen Tuaj në këtë garë për postin e kreut të Degës së Gostivarit!

“Ditët në vijim do të takohemi me të gjithë Ju për të shpalosur vizionin për BDI-në e Gostivarit gjatë katër viteve të ardhshme. Sot për ne është imperativ – një organizatë e unifikuar që do të ndjek normat e statutit në fuqi e që do të hartojë program e vizion të ri, që do t’na sigurojë fitoren e radhës. Thellësisht i bindur se me Ju dhe kryetarin e Partisë, z. Ali Ahmeti, – fitorja është e Jona”, përfundon komunikimin Xhaferi në profilin e tij në Fejsbuk.

Kujtojmë që deri tani publike janë bërë kandidaturat për kryetar dege në Gostivar nga ana e profesor Mersel Sadiku, juristit Mahir Bajrami dhe profesor Agim Beqiri.

Kujtojmë që Bashkimi Demokratik për Integrim njofton se kandidaturat për kandidatë për anëtar të Kryesisë, për kryetar dege dhe kandidatëve për anëtar të Kryesisë së Këshillit vendor dhe të kandidatëve për kryetar të Këshillit vendor të BDI-së dorëzohen në Komisioni Zgjedhor Komunal të partisë.

Të drejtën e kandidimit në zgjedhjet për anëtarë të kryesisë së Këshillit Vendor dhe për kryetar të Këshillit Vendor e gëzojnë të gjithë anëtarët e BDI-së të regjistruar nga Këshilli Vendor në territorin e degës përkatëse dhe që i plotësojnë kushtet e parashikuara me Rregulloren për kriteret, mënyrën dhe procedurën e kandidimit dhe përzgjedhjen e organeve të BDI-së. Për kryetar të Degës së BDI-së mund të kandidojë secili person i cili së paku një vit është anëtar i BDI-së dhe nga vendbanimi i cili përfshihet në territorin e degës përkatëse.

Për kandidat për anëtar të Kryesisë së Degës së BDI-së mund të kandidojë secili person i cili së paku një vit është anëtar i BDI-së dhe nga vendbanimi i cili përfshihet në territorin e degës përkatëse. Kandidatura për kryetar Dege të BDI-së dorëzohet me plotësimin e formularit të veçantë direkt në selinë e BDI-së në Tetovë ose me postë elektronike në contact@kzp.mk, me bashkëngjitje të biografisë personale dhe partiake dhe të programit të punës për periudhën katërvjeçare.

Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për kandidim, do të bëhet shqyrtimi i kandidaturave në bazë të Rregullores dhe në mënyrë të barabartë. Fletëkandidimet mund të merren në web faqen zyrtare të KZP-së https://kzp.mk/ derisa afati për dorëzimin e kandidaturave është shtatë ditë pas shpalljes të kësaj Thirrje publike. Gostivari Sot

Lexo edhe:

Mersel Sadiku zyrtarizon kandidaturën për të drejtuar me BDI-në e Gostivarit

Edhe juristi Mahir Bajrami zyrtarizon kandidaturën për të parin e BDI në Gostivar!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2022 19:51

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare