Valdet Xhaferi takoi drejtuesit e Forumit Rinor, bashkëbiseduan për hapat e ardhëshme

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 17 Korrik, 2022 20:35

Valdet Xhaferi takoi drejtuesit e Forumit Rinor, bashkëbiseduan për hapat e ardhëshme

Sot, kryetari i degës së BDI në Gostivar, Valdet Xhaferi takoi drejtuesit e Forumit Rinor në Gostivar. Nga BDI njoftojne që takimi kaloi në një ambient festiv për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Europian . Me të rinjët e BDI në Gostivar u bashkëbisedua për shumë çështje, por theksin e vendosëm tek fushata për anëtrësimet e reja dhe aktivitetet e tjera gjithëpërfshirëse të rinisë.

“Sot takova drejtuesit e Forumit Rinor në Gostivar. Takimin e nisëm në ambient festiv për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Europian. Me të rinjët e BDI në Gostivar bashkëbiseduam për shumë çështje, por theksin e vendosëm tek fushata për anëtrësimet e reja dhe aktivitetet e tjera gjithëpërfshirëse të rinisë. Siç e potencuam edhe në programin tonë për zgjedhjet brenda partiake, është e rëndësishme që FRBDI të arrijë një përfaqësim më të mirë të interesave dhe preferencave të rinisë gostivarase, por edhe të shtrojë e mbrojë hapur pikëpamjet e veta ideologjike për transformimin e shoqërisë dhe të vë në lëvizje mekanizma dhe përvoja që fuqizojnë dimensionin politikëbërës të organizatës rinore FRBDI. Tani është koha të realizojmë synimet tona. FRBDI, fuqia e organizatës sonë politike. https://www.regjistrim.mk”, është shprehur Xhaferi. Gostivari Sot

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 17 Korrik, 2022 20:35