Valon Bela: Edi Rama meriton varrje publike!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Janar, 2023 01:14

Valon Bela: Edi Rama meriton varrje publike!

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Besa njëherit kryetar i degës së kësaj partie në Çair, Valon Bela në një koment që e ka lëshuar në rrjetet sociale e ka quajtur Ramën fundrinë dhe vëlla të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Madje, Bela ka shkuar edhe më tutje duke thënë se Rama meriton të varet para publikut.

“Fundërrina e Vuçiqit nuk meriton as vajtjen. 30 ditë gjendje lufte Kosova me Serbinë, ai as edhe 1 fjalë sepse vëllau Vuçiq ia ka nxë frymën, tani gjoja po ndihmon diçka. Ai meriton varrje publike!!”, ka shkruar Bela në Fejsbuk.

Komente i tij lidhet me takimin e Ramës dhe liderëve të partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e që pritet të realizohet nesër në Tiranë. Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Janar, 2023 01:14