Valverde flet pas humbjes turpëruese nga Levante

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 2, 2019 22:00

Valverde flet pas humbjes turpëruese nga Levante

Barcelona është mposhtur nga Levante me rezultat 3-1, në një triller të vërtetë.Madje ajo çfarë ka bërë skuadra vendase, ishte e jashtëzakonshme, shkruan GazetaBlic.Kjo pasi, përderisa mysafirët avansonin 0-1, Levante u rikthye në vetëm gjashtë minuta, për të shënuar plotë tre herë dhe për ta realizuar fitoren më të bukur viteve të fundit.

Pas ndeshjes, ka folur edhe njeriu që momentalisht gjendet nën thumbin e kritikave maksimale, Ernesto Valverde.“Mungesë reagimi pas 3:1? Nuk e di, por besoj se ata kanë qenë më të suksesshëm sesa ne. Deri tek goli i parë ne kishim lojën nën kontroll, edhe pse jo atë total” deklaroi fillimisht i shumëkritikuari.“Qëllimi ynë që nga fillimi i pjesës së dytë ishte që të shënojmë një gol tjetër, por ne nuk krijuam shanse sa duhet. Loja nuk ishte stabile. Vendimi për ta lënë Dembelen në Barcelonë ishte i imi. Mbetet të shihet më vonë. Ne gjithmonë reagojmë pas kritikave”, përfundoi ai.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 2, 2019 22:00