Varheji në letrën drejtuar Spasovskit: Caktuam ndihmë fillestare financiare dhe mënyra për zbutjen e pasojave

Varheji në letrën drejtuar Spasovskit: Caktuam ndihmë fillestare financiare dhe mënyra për zbutjen e pasojave

Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varheji, sot me letër e informoi kryetarin e Qeverisë, Oliver Spasovskin se tashmë ka lëshuar instruksione katër milionë euro nga instrumentet për integrim në BE të rialokohen për nevoja urgjente të Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Varheji në letër ceki se po shqyrtohet mënyra – shpërblimi për sukses prej 50 milionë eurove për shtetin, fillimisht dedikuar për infrastrukturë dhe mjedis jetësor, të ridedikohet për zbutje të dëmeve socio-ekonomkike të shkaktuara nga kriza.

“Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Oliver Varheji thekson se në procedurë urgjente është vendosur procedura për ndarje të 9 milionë eurove për mbështetje të likuiditetit të kompanive të vogla dhe të mesme, ndërsa 3 milionë euro do të dedikohen për mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore. Varheji në letrën drejtuar kryeministrit Spasovski thekson se në periudhë kur Evropa dhe bota po përballet me krizën e shkaktuar nga pandemia e virusit Kovid-19, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare financiare po përpunohen projekte për zbutje të problemeve financiare dhe menaxhim të krizës në RMV dhe në rajon”, kumtoi shërbimi i Qeverisë për shtyp.

Eurokomisari Varheji në letër informoi edhe se në bashkëpunim me Këshillin për bashkëpunim rajonal, Sekretariatet e CEFTA-s dhe të Komunitetit transportues konfirmohen  mënyrat për transport të papengueshëm të mallrave në rajon dhe në Bashkimin Evropian.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Mars, 2020 20:42

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.