Varhelyi: Bosnja dhe Hercegovina së shpejti mund të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 21:36

Varhelyi: Bosnja dhe Hercegovina së shpejti mund të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

Komisionari për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, konfirmoi të enjten se në muajin e ardhshëm, Bosnja dhe Hercegovina mund të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në bllokun e 27 vendeve, siç u mor më parë nga Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

“Nëse ka një pasojë pozitive të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, ajo është se zgjerimi i BE-së është një zgjidhje afatgjatë për vendosjen e paqes, sigurisë dhe prosperitetit. Në këtë kuptim, zgjerimi tani është një prioritet ‘kryesor’ jo vetëm për fqinjët tanë, por edhe për ne”, tha Varhelyi në një konferencë për shtyp në Barcelonë, ku po mbahet forumi i 43 vendeve të BE-së për Mesdheun.

“Brenda Komisionit Evropian, ne kemi dyfishuar përpjekjet tona për të hedhur në tryezë propozimet për zgjerimin. Këtë vit tashmë i kemi dhënë statusin kandidat tre vendeve – Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë – dhe besoj se këtë vit do të kemi një tjetër vendim pozitiv për BeH”, tha ai.

“Kjo i jep jetë të re zgjerimit. Por, sigurisht, zgjerimi është një proces kërkues. Tani do të jetë në dorën e vendeve kandidate që fillimisht të përmbushin detyrat e tyre”, tha Varhelyi.

Vendi i fundit që u bë anëtar i BE-së ishte Kroacia në vitin 2013. Pjesa e parë e forumit të Unionit për Mesdheun, një organizatë e krijuar në vitin 2008, i kushtohet çështjeve të sigurisë së furnizimeve ushqimore dhe energjetike të prekura nga lufta në Ukrainë. Pjesa e dytë do t’i kushtohet sigurisë dhe migrimit në fqinjësinë e BE-së.

Në Barcelonë janë 17 ministra të jashtëm dhe BeH përfaqësohet nga ministrja Bisera Turkoviq.

Top Channel

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 21:36

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare