Varhelyi në Prishtinë: BE mbështetje financiare për sukses të dialogut

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:12

Varhelyi në Prishtinë: BE mbështetje financiare për sukses të dialogut

Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë pa vonesë ti zbatojnë obligimet e dialogut për normalizimin e mardhënieve ka deklaruar në Prishtinë Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. Ai tha se suksesin e bisedimeve BE e mbeshtet edhe me program investues për të sjellur përfitime edhe për qytetarët.

“Duhet ta shfrytëzojmë momentumin dhe të ecim përpara me zbatimin e marrveshjes sa më parë. Mjafton të përmendim konkluzën e KE-së që thot se i nxit të dyja palët që të zbatojnë plotësisht pa kushte të gjitha ato obligime për të cilat janë zotuar përfshirë dhe marrveshjen e 2015 për të drejtat e të gjithve.”, tha Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi.

Ai njëherit theksoi edhe vendimin që kosovarët të mund të lëvizin pa viza nga një janari, si dhe çështjen e reformave që po e realizon qeveria e Kosovës, përfshi gjyqësorin si dhe luftën kundër korrupcionit.

Përkushtimi për ta ofruar Kosovën drejt BE-së mbetet i pa lëkundur, deklaroi prasidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Ndonse ka ende shum punë për të bërë përkushtimi ynë për të ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm për ta ofruar vendin tonë në raport me BE-në mbetet i pa lëkundur. Në këtë frymë edhe aplikimi i RKS për anëtarësim në BE është një rikonfirmim i këtij angazhimi dhe punës tonë të çdoditshme e mbi të gjitha është rikonfirmim i orientimit tonë euro atlantik.”, tha prasidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Komisioneri europian i zgjerimit, Oliver Varhelyi, ka takaur edhe kryemisnitrin e Kosovës Albin Kurti, ndërsa ka viziutar edhe veriun e Mitrovicës.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:12